Ata që kishin kontakt me italianen në Caritas po testohen për COVID-19

19:05 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Janë duke i marrë mostrat për t’u testuar të gjithë ata që kishin kontakt me italianen e diagnostikuar me COVID-19.

Siç merre vesh arbresh.info bëhet fjalë për fëmijë dhe punonjës  që kishin kontakt me të në organizatën Caritas në Klinë.

Nuk dihet ende numri i saktë i personave që po testohen.

Kujtojmë se tri familje në Klinë janë izoluar pasi kishin kontakt me të prekurën.

Sot në orët e mbrëmjes u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Ishte një 77-vjeçar nga Vitia që kishte ardhur së fundmi në Kosovë, si dhe italianen që 10 ditë më parë ka ardhë në vendin tonë./arbresh.info/

Italiania me koronavirus prej 10 ditësh kishte ardhur në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme