“Ata ma morën djalin nga dora”- Al Jazeera shkruan për masakrën e Mejës

10:22 | 28 Prill 2019
L G

Gjatë ditës së djeshme u shënua përvjetori i masakrës së Mejës, ku mbetën të vrarë 376 persona.  E për këtë tragjedi ka shkruar edhe mediumi i njohur “Al Jazeera”. Ata intervistuan disa nga familjarët e të masakruarve.

Muharrem Alijaj ka rrëfyer se në po të njëjtën masakër kishte humbur babain e tij.

“Unë humba babain në masakër. Ishte ditë e rrezikshme, ata mund të më kishin marrë edhe mua, por faleminderit Zotit që unë shpëtova.”, u shprehë Muharremi në kompleksin memorial në Mejë.

Ai ende e kujton momentin kur e pa babain e tij për herë të fundit.

“Ai na shikoj neve i mërzitur. Por ai ishte paksa i lumtur që nuk më morën mua – të paktën njëri nga ne do të shpëtonte. Por prapë ai ishte i mërzitur”, tha Muharremi.

Njëri nga viktimat e masakrës ishte edhe Sali Alijaj. Motra e tij tashmë 92 vjeçare, Sofe e kujton momentin tragjik kur ata ia morën vëllain.

“Unë nuk do ta harroj kurrë vëllain tim. Ai ishte duke vozitur traktor dhe serbët e rrethuan atë. Unë i kisha të fshehur dy nipat e mi me rrobat e mija. Njëri nga ta ishte djali i vëllait tim që e morën serbët. Ata që kanë vdekur gjithmonë do të kujtohen. Çdo njëri që ka humbur dikë në luftë e ka një plagë në zemër. Ju mësoheni të jetoni ashtu edhe pse është e vështirë”, u shprehë Sofe.

Pranvera sjell kujtime të dhimbshme në Kosovë. Shumica e krimeve nga forcat serbe ndodhën gjatë kësaj kohe. Janë bërë 20 vite nga përfundimi i luftës dhe ende fati i 1650 njerëzve të humbur ende nuk dihet. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme