Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se tarifa 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës ka qenë vendim politik që ka pasur implikime ekonomike.
“Kosova ka ulje të vëllimit të importit, që nënkupton se ka rritje të prodhimit vendor. Nga paslufta nuk kemi pas rënie të vëllimit të importit. Kjo nënkupton se janë zëvendësuar nga prodhimi. Ka pasë rritje të punësimit. Me anketa që kemi bërë me prodhues ka pasë raste që kanë shënuar rritje të prodhimit dhe rritje të punësimit”, ka thënë Panxha, njofton Klan Kosova.
“Kur është vendosur taksa në aspektin ekonomik është paraproklamuar se do të ketë mungesë të produkteve, eskalim të çmimeve. Rritje të çmimeve ka pasë, por jo për shkak të taksës, por ka pasë tregtarë që kanë dashur të përfitojnë në emër të saj”, ka thënë ai në debatin në Info Magazine kushtuar njëvjetorit të tarifës së vënë nga Qeveria e Kosovës.
“Prodhimi në Kosovë ka shënuar rritje. Numrat tregojnë se ka pasur impakt pozitiv ekonomik. Serbia në të kaluarën të gjitha temat në domenin ekonomik i ka anashkaluar por njëra ka pasë ndikim të madh”.
Panxha ka theksuar se masa e paralajmëruar për reciprocitet ndaj Serbisë duhet të vlejë edhe për Shqipërinë.
“Qeveria e ardhshme duhet të jetë vendimtare si duhet qasur Serbisë. Politika tregtare ndaj Kosovës nuk dallon shumë prej Serbisë nga Shqipëria. Njëra shtet vëllazëror, tjetri armik. Barrierat ekonomike i kemi nga të dyja vendet. Reciprociteti nënkupton jo vetëm me Serbinë por edhe me Shqipërinë”.
“Prodhuesit e Kosovës janë të izoluar me barriera artificiale. Shqipëria del vendi i dytë për barriera jotarifore pas Serbisë që ka ndaj Kosovës”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...