Të mërkurën mbrëma, Peja u trondit nga vrasja e dyfishtë dhe plagosja e një personi.
Të vdekur mbetën kandidati i PDK-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen 17 tetorit , Astrit Ademaj dhe ish-kandidati po ashtu nga radhët e PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, ndërsa i plagosur kishte mbetur vëllai i Astritit, Avni Ademaj, shkruan arbresh.info.
Në vendimin e sotëm për caktimin e masës së paraburgimit nda Avdni Ademajt, Gjykata Themelore në Pejë ka dhënë detaje se si ka ardhur deri të rasti tragjik ku mbetën dy të vdekur dhe një i plagosur.
Sipas gjykatës Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj kishin lënë takim në një lokal, ku ishte prezent edhe tashmë i dyshuari për vrasjen e Blerand Kadrijaj, Avni Ademaj si dhe dëshmitari L.L.
Gjatë bisedës mes dy Astrit Ademaj dhe Blerant Kadrijajt, që të dy tashmë viktima, situata acarohet dhe nis një fjalosje mes tyre. Derisa viktimat po fjaloseshin mes vete, i dyshuari Avni Ademaj ia merr armën vëllait të tij të ndjerë Astritit dhe gjuan në drejtim të Blerand Kadrijajt, i cili në të njëjtën kohë kishte shtënë me armë në drejtim të Astritit, shkruan arbresh.info.
“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Avdni Ademajt..
Me këto veprime i pandehuri Avni Ademaj sipas gjykatës kishte kryer veprën penale vrasje nga neni 172 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Gjykata ka arsyetuar edhe caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ademajt.
Gjykata pretendon se i dyshuari, Avni Ademaj mund të ndikoj në dëshmitarë me qëllim që t’i ndërrojnë deklaratat e tyre në favor të tij.
“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për ta cilat dyshohet. Gjithashtu, në këtë çështje penale ende pritet që të sigurohen provat e tjera materiale, të dëgjohen dëshmitarët si dhe vetë i pandehuri andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njejti mund të ndikoj në dëshmitarë me qëllim që t’i ndërrojnë deklaratat e tyre në favor të tij.
Po ashtu sipas gjykatës, ekziston rreziku që nëse i dyshuari gjendet në liri, mund të kryej vepër të re penale, marrë parasysh raportet jo të mira familjare mes dy viktimave pas rastit.
“Për më tepër, gjykata duke pas parasysh peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit, raportet jo të mira mes familjeve pas ndodhjes së rastit, ka vlerësuar se ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të kryej vepër të re penale” thuhet në arsyetimin e gjykatës”.
Ndryshe, sot janë varrosur dy viktimat në incidentin me armë në Pejë, Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj.
Sipas hetimeve, të dy viktimat kishin shtënë me armë në drejtim të njëri-tjetrit, kurse i përfshiri i tretë në rast, Avni Ademaj, dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të Blerand Kadrijajt.
Derisa Astrit Ademaj ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, Blerand Kadrijaj ishte kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së./arbresh.info/
LEXO EDHE
Vrasja e dyfishtë në Pejë, një muaj paraburgim Avni Ademaj – Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...