Më 23 mars do të vazhdojë dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të vazhdojnë me diskutime gjatë javës së ardhshme.
Kjo u bë e ditur gjatë natës së mbrëmshme në një komunikatë zyrtare nga Bashkimi Evropian.Njoftimi tregonte se temat kryesore do të jenë të lidhura me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tani, transmeton Lajmi.net
“Ata do të vazhdojnë të diskutojnë për normalizimin e plotë të raporteve, dhe do të vlerësojnë punën e vazhdueshme në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese”, u tha në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.
Si temë kryesore e diskutimit, jozyrtarisht thuhet se do të jetë ajo për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.Një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar por që serbët po e kërkojnë çdo ditë e më shumë, pasi është marrëveshje e arritur në Bruksel.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me këshilltarët e presidentit Thaçi që të kuptojë më shumë detjaje për temat e mundshme të diskutimit, por asnjëri nuk e ka hapur telefonin.
Formimin e Asociacionit e ka kërkuar sot në një konferencë për media edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.Ai madje Kosovën e ka cilësuar si “e përkdhelura e ndërkombëtarëve”.“Nuk pres asgjë pasi ne nuk kemi ç’të bëjmë të re përveç se të presim krijimin e asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Unë do të bisedoj dhe do të kujdesem për kompromis, jo të mbroj mitet por të ardhmen tonë”, deklaroi shefi i shtetit serb.
Deri më tani qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret për formimin e Asociacionit.Kjo temë do të diskutohet edhe në vazhdimin e dialogut në nivelin teknik, që do të vazhdojë nga 19 deri më 21 mars. /Lajmi.net/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...