Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të themelohet njëanshëm.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ferati ka thënë se paralajmërimi i Listës Serbe, se asociacionin mund ta themelojë pa miratimin e institucioneve të Kosovës, është i gabueshëm.
Sipas tij, këto sjellje të Listës Serbe mund ta dëmtojnë frymën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Ferati u ka bërë thirrje partive shqiptare për unitet rreth temave të mëdha që e presin vendin, edhe në rastin e tanishëm të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?