Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë vazhdimit të dytë të intervistës për “Zërin” ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, si dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ata insistojnë se institucioni nuk do të jetë një strukturë paralele e serbëve në Kosovë.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka inkurajuar drejtuesit e institucioneve vendore që ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por kjo, sipas saj, duhet të bëhet duke respektuar ligjet e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Diplomatja Apostolova ka shtuar se edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në Parlamentin e Kosovës ka theksuar se presin që AKS-ja të mos jetë një strukturë paralele, por me këtë do të inkorporohen serbët e Kosovës në institucione dhe kjo do të jetë e dobishme për të gjitha palët. “Pra, kemi të bëjmë me një situatë ‘Win-Win, porse si do të merret kjo Qeveri me këtë çështje do të jetë shumë e rëndësishme për ne, veprime këto që do t’i monitorojmë gjatë ditëve të ardhshme”.
Gjatë kësaj interviste mes të tjerash ajo ka folur edhe për zgjedhjet e 22 tetorit, dialogun që po zhvillojnë presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, për perspektivën e vendeve të Ballkanit në BE, etj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...