Asociacioni Shqiptaro-Amerikan për Zbatim të Ligjit mbështet Policinë e Kosovës

19:46 | 10 Dhjetor 2021
S D

Gjatë qëndrimit në SHBA, Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është takuar me përfaqësuesit e Asociacionit Shqiptaro-Amerikan për Zbatim të Ligjit të kryesuar nga Elton Shametaj, thuhet në njoftim.

Në këtë vizitë u diskutuan tema me interes për organizatën policore, për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjelltë, për komunitetin shqiptaro-amerikan, shkëmbimin e informacioneve si dhe për ofrimin e përkrahjes së pakursyer ndaj Policisë së Kosovës.

Takimi rezultoi me shkëmbimin e pllakave mirënjohëse si dhe me gatishmërinë e vazhdimit të mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjelltë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme