Takimi i planifikuar për të hënën në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, është shtyrë. Si arsye është përmendur kujdesi ndaj pandemisë.
Por deri më tani pandemia nuk ka paraqitur problem që palët t’i realizojnë disa takime me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Problemet u shfaqën kur Serbia kërkoi që në rend dite të futej tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që u kundërshtua nga pala kosovare.
“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën, do të shtyhet”, ka shkruar në Twitter i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Sa i përket Asociacionit, emisari evropian kishte deklaruar se gjatë këtij takimi çështja e Asociacionit nuk ishte në rend dite.
Sipas tij, asnjëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.
“Mirëpo kjo gjë duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, siç është arritur pajtueshmëri gjatë takimit të liderëve”, ka thënë Lajçak. Edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian kanë mohuar të ketë krizë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian, Peter Stano, ka thënë të premten se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është duke përparuar. “Kemi mesazhe të qarta nga të dyja palët se janë të përkushtuara për ta vazhduar dialogun”, ka thënë Stano në një konferencë shtypi, sipas të cilit në tavolinë do të vihet edhe çështja e Asociacionit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...