“Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”

18:51 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në diskutimin me deputetët kanadezë në Komitetin për Punë të Jashtme, shkruan arbresh.info

Ai në fjalën e tij para këtij Komiteti ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të thotë se ata tash kanë autonomi, por se qëllimi i tij është integrimi dhe akomodimi i komunitetit.

“Në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është arritur marrëveshja e Asociacionit të Komunave Serbe. Pika e parë e kësaj marrëveshjeje ishte Asociacioni, tani institucionet e kanë për detyrë, dhe do ta përmbushin themelimin në përputhje me ligjet e Kosovës, kjo është bërë për t’i integruar dhe akomoduar më shumë, e jo për t’ju dhënë autonomi, sepse ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë më tej presidenti Thaçi.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje që u nënshkrua me 19 prill të vitit 2013./arbresh.info/

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155586218523859/?hc_ref=ARTQAeZLJBcZZLPhmBCDdgsCebbonNywrxgfuaYwORTHUfylFqHw6dOSAZjX35yv_aI

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme