Asociacioni i komunave me shumicë serbe në asnjë mënyrë nuk duhet të mbetet pjesë e çmimit final në raportet Kosovë-Serbi. Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka thënë se çështja e Asociacionit duhej të kryhej menjëherë pas shkuarjes në Kushtetuese.
“Sa ma vonë që do të jetë, ambiciet e Beogradit, ndërhyrjet e tyre edhe nëse mbetet për marrëveshjen që po i themi juridikisht, unë e pata quajt traktat të paqes, çmimi do të jetë më i lartë. Asociacioni nuk duhet të mbetet si pjesë e çmimit final”, ka thënë ai në Rubikon të KTV’së.
Ai thekson se qasja e Kosovës duhet të drejtohet kah qytetarët serb të Kosovës të komunave me shumicë serbe si pjesë të vendit.
“Pushteti nuk ndahet në pushtet republike dhe nivel lokal, nuk ka pushtet të ndërmjetëm. Çdo ndryshim tjetër duhet ta ndryshojë Kushtetutën. Besoj që kompromiset me pakon e Ahtisaarit kanë qenë të mjaftueshme për ndryshim të tillë”, shpjegoi tutje Kuçi.
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...