Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve ka njoftuar se ka anuluar Seminarin Kombëtar të planifikuar të mbahej më 27 mars, në mënyrë që mjekët të jenë në shërbim të gjendjes emergjente të shkaktuar nga koronavirusi.
“Ju njoftoj se per shkak te Pandemise COVID-19, Asociacioni Kosovar i Anesteziologeve ka vendos qe te mos e mbaje Seminarin Kombetar te planifikuar per daten 27 Mars 2020, ne menyre qe per te vihemi ne sherbim te situates emergjente aktuale dhe per te ndihmuar pacientet tane ne keto dite te rëndësishme”, thuhet në njoftimin e kryetarit Dr. Lulzim Emini.
Anesteziologu Emini ka thënë se për terminin e ri të kësaj ngjarje do të njoftoj me kohë.
Kujtojmë se në Kosovë janë të prekur 63 persona me koronavirus Covid-19 dhe deri më tani është shënuar një viktimë.
Goditet rrjeti i trafikut të drogës drejt Greqisë
Vuçiq takohet me Orbanin në Budapest
Mevlani hedh kunja ndaj Vullnetit dhe Gresës: Sot fillon ske...
Goditet rrjeti i trafikut të drogës drejt Greqisë
Maqedonci takon gjeneral Clark, e informon për arritjet e FS...
Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23