Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, meqë kjo e fundit themeloi sot Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me pandeminë e koronavirusit.
Ibrahimi për Klankosova.tv, u shpreh se me qëllim apo pa qëllim, duket se Qeveria harroi këtë asociacion, përfaqësues të të cilëve nuk bëjnë pjesë fare në këtë komitet.
”Si mundet një grup të quhet koordinues kur përfaqësuesit e komunave nuk janë aty. Nuk e di se si mund të harrohen (me qëllim apo pa qëllim) institucionet ku zbatohen masat. Masat anticovid nuk zbatohen nëpër zyrat e qeverisë por nëpër komuna sepse aty zhvillohet jeta e qytetarit e jo nëpër zyrat e qeverisë dhe pa bashkëpunim me komunat nuk e di se si mund të ketë sukses zbatimi i masave”.
Qeveria themelon Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19
Vini pasi nuk e fitoi Topin e Artë: Do ta bëj edhe 10 herë t...
“Duhet me të ardh marre”, Drenusha e Rovena përplasen edhe n...
Rodri flet për herë të parë pasi fitoi Topin e Artë
Një nga problemet më të mëdha të veturave elektrike do të zg...
Vendet ku është e ndaluar që të festohet Halloween-i
Si rezultoi eksperimenti i Islandës me javën e punës katërdi...