Asnjë zyrtar i lartë i korruptuar nuk është futur prapa grilave, 18 vjet pas luftës

11:50 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar sot idenë për formimin e një Gjykate dhe Prokurorie Speciale për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Betim Musliu tha me këtë rast se në gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë, i cili siç tha është komplet i ndikuar nga politika, nuk ka zgjidhje më të mirë.

Ai tha se që nga përfundimi i luftës janë bërë investime milionëshe nga dontorë e shtete mike për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë ndërkohë që asnjë zyrtar i lartë i korruptuar nuk është duke vuajtur dënimin, shkruan arbresh.info.

“Që nga përfundimi i luftës kemi pasur investime milionëshe nga donatorë të jashtëm dhe shtete mike në sundimin e ligjit dhe këtu kryesisht kanë qenë përfitues policët, prokurorët dhe gjyqtarët të cilët kanë mbajtur trajnime brenda Kosovës e janë dërguar edhe jashtë për trajnime. Por prapë se prapë, eshë 18 vite pas luftës të gjitha fazat e hetimeve nga ana e Policisë nuk kanë përfunduar me sukses. Nuk ka asnjë rast që i takon profilit të lartë dhe që është duke vuajtur dënimin për shkak të korrupsionit, pra ende nuk e kemi një zyrtar të lartë i cili qëndron i burgosur”, tha Musliu.

Sipas tij, për këtë arsye, besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë është vetëm 15 për qind./arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1524446474287106/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme