Google ADS

Asnjë vdekje me motiv të ulët kriminal në Gjilan, në tri vitet e fundit

13:04 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Ka nisur në Gjilan konferenca njëditore me temën “Gjilani si shembull i qytetarisë me zero kriminalitet fatal për motive të ulëta për më se tri vite”, organizuar nga kryetari Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të policisë, prokurorisë, e gjykatës së Gjilanit dhe Kukësit nga Shqipëria, kryetarët e 17 komunave të regjionit lindje, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, OSBE-së dhe KFOR-it turk.

Kryetari Haziri ka thënë se ndihet krenar që për më shumë se tri vite në Gjilan nuk ka vdekje me motive kriminale, duke falënderuar edhe qytetarët për kulturën e lartë qytetare të treguar dhe bashkëpunimin.

“Tashmë jemi të nderuar që në Gjilan po pilotohet Mekanizmi Referues i preventivës të çdo lloj ekstremizmi, e radikalizmi që çon në terrorizëm, pas anëtarësimit me të drejta të plota të Gjilanit në Strong Cities Network, me seli në Londër. Ky ambient i sigurt na ka bërë për nderë që ne të jemi komuna e parë ne regjionin e Ballkanit Perëndimor që e piloton këtë program, duke e rritur rolin e pushtetit lokal në këtë aspekt. Toleranca është zero sa i përket krimit”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se mungesa e kriminalitetit në Gjilan për më shumë se 3 vite, është impresive, duke vlerësuar se në këtë qytet janë zhdukur kufijtë etnik dhe është ngritur shkalla e lartë e solidaritetit.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, është shprehur të marrësh pjesë dhe të dëgjosh që Gjilani është me zero kriminalitet në vitet e fundit, është vërtetë shumë e rëndësishme, për të shtuar se pushteti lokal është domethënës në këtë aspekt.

Ndryshe, kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar së shumë shpejt do të organizohet edhe tryeza e dytë me pjesëmarrjen e autoriteteve nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi, duke vendosur në fokus uljen e kriminalitet dhe rolin e pushtetit lokal në këtë aspekt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme