Demush Shaha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, në një intervistë dhënë arbresh.info thotë se Kosova ende nuk ka bërë asgjë për të bindur Holandën e Francën në luftimin e korrupsionit, ndërsa shton se tash BE, ka prioritetet të tjera.
“Dy vendet që kanë pritur më shumë ishin Maqedonia dhe Shqipëria dhe Këshilli mori vendim që për to deri në muajin tetor të mos ketë ndonjë vendim. Lidhur me Kosovën, për vizat nuk është çështje që është pritur të trajtohet fare pasi që këshilli për punë të përgjithshme se ka përgjegjësinë për vizat. Duhet të punohet shumë që të binden shtetet siç është Franca e Holanda, se Kosova ka bërë progres në luftën e kundër korrupsionit pasi që këto dy shtete janë skeptike, dhe kjo duhet të bëhet para muajit tetor. Duhet të jemi pesimist se mund të ketë një vendim pozitiv për viza gjatë këtij viti. BE ka prioritete të tjera deri në fund vit. Pika e parë është konstituimi i institucioneve të BE-së. Pika e dytë është miratimi i buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme dhe e treta është menaxhimi i daljes se Anglisë nga BE”.
Skenari real se mund të kemi diçka pozitive në lidhje më vizat mund të jetë vitit 2020, shprehet Shasha.
“Skenari realist mund të jetë se çështja e vizave do të kaloj në vitin 2020 dhe pastaj në varësi se sa Kosova ka shënuar progres në luftën e korrupsionit atëherë mund të filloj diskutimi për marrjen e ndonjë vendimi për vizat”.
Duke shtuar se Kosova e ka pasur momentumin e artë në vitin 2016 por që s’ka ditur të shfrytëzoj, Demush Shahasu, thotë se jo formalisht pret që në Samitin e Parisit, Kosova ta ngris edhe çështjen e liberalizimit të vizave.
“Në kuadër të procesit të integrimit nuk mund të themi se një gjë mund të jetë e ndarë nga çështja tjetër, të gjitha janë të ndërlidhura ndërmjet veti. Takimi i ardhshëm i Parisit është takim i vazhdimit të Samitit në Berlin. Konsideroj se formalisht çështja e vizave nuk do të diskutohet, por jo formalisht pres që kjo të ngritet nga pala kosovare. Nëse e shohim se çka po ndodh në rajon ndërlidhja ndërmjet fqinjësisë së mirë dhe proceseve integruese, po kanë ndërlidhje. Kosova e ka pasur momentumin e artë në vitin 2016 që të procedojë tutje për vizat dhe ne e humbëm atë moment. Dhe, tri vite brenda BE-së janë të mëdha. E dyta, Kosova s’ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit. Pastaj kemi çështjen e dialogut që ka stagnuar shkaku i idesë së korrigjimit të kufijve dhe kjo ide ka dëmtua Republikën e Kosovës në të gjitha aspektet.”
Për Shashën është e dëmshme se si politikanët tanë çdo vit po japin deklarata për viza sa për konsum të brendshëm dhe po luajnë më ndjenjat e qytetarëve.
Ai rithekson se përderisa vendi ynë për tri vite nuk ka pasur asnjë rast në luftimin e korrupsionit, ne nuk do të kemi progres në çështjen e vizave.
“Deklaratat e politikanëve kanë një histori për konsum të brendshëm politik. Këto janë deklarata të dëmshme pasi ka të bëjë më jetën e qytetarëve. Realisht duhet pasur parasysh që Kosova nëse shikoj çka ka thanë raporti i progresit, Kosova është e fundit në rajon lidhur më sundimin e ligjit. Nëse e kombinojmë këtë më faktin se për tri vite s’ka pasur as një raste në luftën e korrupsionit i bie se Kosova s’ka pasur viza shkaku i çështjeve të veta dukës shtuar edhe gjendjen në politik. As një raste s’ka në luftimin e korrupsionit në Kosovë”.
E një pjesë e fajit se pse Kosova nuk po mund të ketë progres pozitiv në çështjen e vizave, mund të jetë edhe te marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, thotë Shasha.
“Kryesorja është çka Franca dhe Holanda po kërkojnë, rastet ku tregohet se politika ka hekë dorë nga sistemi gjyqësor dhe prokuro rial dhe luftën e korrupsionit. E dyta që do e ndihmoj këtë është krijimi i një mjedisi politik pozitiv në marrëdhëniet tona më Serbinë. Pasi që 28 ministrat e BE-së e kanë parasysh gjendjen e tonë me Serbinë dhe kjo do të ndihmojë procesin për vizat”.
E në momentin kur flitet për çështjen e vizave për Kosovën, sigurisht që 28 ministrat e Bashkimit Evropian me siguri se e kanë parasysh edhe çështjen taksës së vendosur ndaj Serbisë, thotë njohësi i Integrimeve Evropiane.
“Mund të ketë qenë, por mund të ketë qenë jo formalisht. Pasi që në proces të liberalizimit të vizave asnjëherë s’ka qenë kriter për liberalizimin e vizave. Jo formalisht, vendosja e taksës 100% që ka tensionuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht se ministrat e kanë pasur parasysh këtë çështje kur është folur për liberalizimin e vizave për Kosovën”./V.Selimi/Arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...