Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar punën për gjetjen e Sali Gërqinës i cili para dy ditësh ka rënë nga Ura e Fshenjtë dhe ende nuk dihet për fatin e tij.
Arbresh.info ka qëndruar sot gjatë gjithë ditës tek vendi ku po bëhen kërkimet dhe ka intervistuar zyrtarë të ekipeve të zhytjes dhe të tjerë.
Komandanti i Zjarrfikësve të Gjakovës, Pashtrik Xërxa ka thënë se janë angazhuar edhe ata vullnetarisht si zjarrfikësit dhe se shpresojnë ta gjejnë sa më shpejt trupin e Gërqinës.
“Shpresojmë që do ta hasim dhe ta gjejmë edhe trupin e të ndjerit përndryshe nëse nuk e gjejmë duhet të organizohemi 5-6 komuna dhe duhet të vazhdojmë kërkimet drejt lumit poshtë”, ka thënë Xërxa.
Ndërkaë, Arsim Aliu nga klubi i zhytjes “Trepça” në Mitrovicë ka thënë se drejtoria e emergjencës së Gjakovës ka kërkuar ndihmën e drejtorisë së emergjencës së Mitrovicës.
“Ne jemi të njoftuar me rastin, drejtoria e emergjencës së Gjakovës ka kontaktuar me drejtorinë e emergjencës së Mitrovicës. Jemi një ekipë prej 5 personash që jemi të angazhuar këtu. Terreni është shumë i vështirë, dukshmëria është shumë e vogël”, ka sqaruar Aliu.
Ndryshe, edhe përfaqësues të ekipës së zhytësve të FSK-së kanë thënë sot për Arbresh.info se dukshmëria nën ujë është në nivelin zero dhe se thellësia e ujit është shumë e madhe.
Ndërkaq një mik i Sali Gërqinës ka deklaruar se nuk është e vërtet se ai ka kërcyer nga Ura mirëpo ka rrëshqitur./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1464286360303118/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg