Edhe pse në shtetet e botës me shpejtësi përhapet lloji Omicron i coronavirust, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është regjistruar asnjë rast. Në vend akoma dominues është lloji Delta.
Ndërkohë, organet kompetente bëjnë thirrje për vaksinim, e cila sipas tyre, paraqet daljen e vetme nga pandemia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lloji Omicron dje për herë të parë u konfirmua në Ballkan, gjegjësisht në Kroaci.
Dje sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë u konfirmuan 101 raste të reja me COVID-19, nga 1.299 testime. Të vdekur u paraqitën 13 persona, ndërsa të shëruar 393.
Deri tani në Maqedoni janë infektuar gjithsej 217.400 persona, prej të cilëve 203.967 janë shëruar, ndërsa 7.658 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 5.775.
Tollovia në Merdare u kushton bizneseve
Jordan Johnson, MVP i javës së gjashtë në elitën e basketbol...
ARKEP autorizoi Starlink për të ofruar shërbime në Kosovë
Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet selektor i kombëtares së Ko...
Vazhdon përplasja, Rovena këndon këngën e saj – Gresa e kënd...
Sekretari i Shtetit Blinken, vizitë në Lindjen e Mesme