Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit s’është regjistruar asnjë rast i vdekjes apo rast i ri me COVID-19.
Sipas MSh’së, që nga dje janë shëruar gjashtë qytetarë.
Numri i rasteve aktive është 49.
Njoftimi i plotë:
07 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.515 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 162 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209.
Në total numri i rasteve aktive është 49./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...