Zëvendësprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi ka bërë të ditur se gjatë periudhës raportuese për periudhën janar-mars 2024 nuk ka asnjë rast të zgjidhur në Departamentin për Krime Lufte.
Gashi, tha se në këtë departament janë pranuar tri raste me 30 persona, shkruan Arbresh.info.
“Ngarkesa e përgjithshme me lëndë të këtij departamenti në këtë periudhë ka qenë 345 raste. Për rastet e zgjidhura të këtij departamenti mund të themi se aktakuza ështët hudhur pjesërisht ndaj një personi, aktgjykime dënuese ndaj një personi dhe aktgjykim lirues ndaj një personi.”, deklaroi ai.
Sa i përket rasteve të shënjestruara, Gashi tha se nuk ka dallim nga periudha e njëjtë raportuese të viti të kaluar.
Ai tha se rastet e krimeve të luftës duhet trajtohen me prioritet dhe me urgjencë.
Sipas tij, një gjë e tillë është po bëhet nga Prokuroria Speciale.
“Nëse kthehemi pak në të kaluarën, në trajtimin e këtyre rasteve, del që 100% efikasiteti është gritt, në raport me trajtimin e rasteve nga institucionet paraprake. Natyrisht se numri sa më i madh i prokurorëve në këtë departament do të ngriste efikasitetin pro aktualisht janë mundësitë çfarë janë, po me këto mundësi që i kemi, këto kapacitete mund të themi që kemi pasur progress në këtë departament dhe tashmë kemi parë, kemi lexuar raporte që janë ngritur aktakuza në mungesë dhe jemi në përgatitje të akuzave të tjera.”, tha ai.
“Ëshët duke u menduar të kemi aktakuza të zingjirit komandues në raport me këto vepra penale jo vetëm aktakuza individuale për persona të caktuar pro aktakuza të zingjirti komandues që besoj që këto kur të fillohen me një process të tillë do të shihet fundi i trajtimeve të këtyre rasteve”, tha ai.
Po ashtu gjat♪7 kësaj periudhe nuk është marrë asnjë vendim lidhur me rastet e gjykimit në mungesë/Arbresh.info/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...