Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) kanë njoftuar se po e përcjell me vëmendje epidemiologjinë e mpox ( (dikur të quajtur si Lija e Majmunëve) që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës.
Sipas njoftimit, në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes, shkruan Arbresh.info.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
IKSHPK mes të tjerash njoftoi se laboratorët janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta.
“IKSHPK po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dal me njoftime të reja.”, njofton ky institute.
IKSHPK u ka rekomanduar profesionistëve shëndetësorë që të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes.
IKSHPK ka ofruar disa informata mbi këtë sëmundje virale.
Mpox (dikur lija e majmunit) është një sëmundje virale që zakonisht bartet nga kafshët te njerëzit. Sëmundja shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit (MPXV), i cili është i pranishëm në në disa kafshë të egra (brejtësit, qentë e egër, etj) në disa vende të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.
Sëmundja u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958 kur pati dy epidemi të një sëmundjeje, që i ngjasonte lisë, në radhët e majmunëve që përdoreshin për studime – kështu mori edhe emrin lija e majmunit.
Megjithatë nuk janë majmunët, që shërbejnë si kontigjenti kryesor për këtë virus, por janë në fakt brejtësit.
Simptomat
Simptomat e Mpox zakonisht shfaqen 6-13 ditë (deri në 21 ditë) pas infektimit. Manifestimet klinike të sëmundjes përfshijnë:
Brenda tre ditëve nga përjetimi i simptomave fillestare, skuqja mund të përhapet shpejt dhe përfundimisht të kthehet në qese të vogla të mbushura me lëng të njohur si vezikula. Nëse skuqja përhapet në të gjithë trupin, mund të prekë edhe pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.
Shumica e njerëzve përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin zakonisht dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.
Si përhapet?
Mpox bartet te njerëzit nga kontakti i ngushtë me kafshë ose njerëz të infektuar, ose duke prekur materiale të kontaminuara me viruse. Ai hyn në trup përmes lëndimeve (shpesh të padukshme) ose plagëve në lëkurë ose në mukozë. Lija e majmunit mund të bartet nga një person te tjetri gjatë kontaktit seksual, kontakti i drejtpërdrejtë më lëngje trupore, lëkurën ose veshjet dhe çarçafët.
Rreziku për njerëzit
Ashpërsia e sëmundjes mund të ndryshojë në varësi të disa faktorëve, duke përfshirë mënyrën se si bartet virusi, sa i ndjeshëm është personi ndaj virusit.
Komplikimet e mpox në zonat ku është më e zakonshme përfshijnë:
Shkalla e vdekshmërisë së mpox varion nga 0-11% në shpërthime, ku fëmijët e vegjël janë më të prekurit. Individët me imunitet të kompromentuar janë në një rrezik më të lartë të sëmundjes së rëndë dhe pacientët me HIV pozitiv mund të përjetojnë simptoma më të rënda.
Vaksinimi dhe trajtimi
Shumica e njerëzve shërohen plotësisht nga mpox. Trajtimi është kryesisht simptomatik dhe mbështetës (ulje e temperaturës, qetësimin e kruarjes së lëkurës, dhimbjes dhe hidratimit), duke përfshirë parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve bakteriale të lidhura me to.
Megjithëse nuk ka një vaksinë specifike për mpox, vaksina e lisë mund të përdoret për të mbrojtur njerëzit e ekspozuar ndaj MPXV. Pasi të vaksinohen, njerëzit ende mund të infektohen, por ashpërsia e sëmundjes dhe rreziku për shtrimin në spital zvogëlohen.
Masat mbrojtëse
Kur dikush diagnostikohet me mpox, është e rëndësishme që ai të izolohet derisa skuqja e tij të shërohet plotësisht, pasi kjo tregon se nuk mund ta bartë më sëmundjen. Rekomandimet e përgjithshme mbrojtëse përfshijnë:
Për çdo simptomë të ngjashme me ato të Mpox, qytetarët këshillohen që të drejtohen te mjeku për marrje të këshillave dhe ndihmës mjekësore!/Arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës