Google ADS

“Asnjë Qeveri e Kosovës nuk ka përfunduar mandatin deri në fund”

10:28 | 24 Maj 2018
V. S.

As kohëzgjatja jetëshkurtër e qeverive, as rritja e paqëndrueshmërisë politike nuk paraqesin kërcënime të rënda ndaj demokratizimit të Kosovës.

Kështu u tha në prezantimin e raportit të Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D), me titull “’Demokracia e Kosovës në rrezik?”, raporton Indeksonline.

Prezantuesi i raportit, Krenar Gashi tha se asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund.

“Në fokus janë zgjedhjet e vitit 2014 dhe kriza institucionale që pasoi. Qeveritë e Kosovës kanë jetëgjatësi kosolide. Në krahasim me vendet e tjera, ani pse nuk kanë qenë të plota nuk janë aq të dëmshme për demokracinë e vendit”, ka thënë Gashi.

Në bazë të studimit janë nxjerrë disa rekomandime si:

Partitë duhet ta ndryshojnë nenin 67 të Kushtetutës e cila lejon që një parti që nuk e ka shumicën ta kontrolloj dhe potencialisht ta bllokoj procesin e konstituimit të Kuvendit.

Partitë duhet të jenë më të vetëdijshme për nevojën e respektimit të normave elementare demokratike gjatë proceseve të ndjeshme te transferimit të pushtetit pas zgjedhjeve.

Një pjesë e problemit në pazaret, apo bisedimet mbi koalicionet pas zgjedhjeve është tendenca e fokusimit në ndarjen e plaçkës politike, përfshirë këtu postet politike, të kënaqen fraksionet e ndryshme dhe elektoratet klienteliste.

Po ashtu, akterët politikë duhet ta shfrytëzojnë kohën në opozitë më shumë që ti drejtojnë organizatat politike kah ndërtimi i programeve dhe politikave strategjike afatgjata, në mënyrë qe të konsiderohen te rëndësishëm vetëm pasi partia të këtë hyrë ne qeveri. /Indeksonline/

Të ngjashme