Asnjë nga punëtorët e minierës së Trepçës që qëndruan të bllokuar për disa orë nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Kështu kanë bërë të ditur për arbresh.info nga qendra emergjente e spitalit rajonal në Mitrovicës.
“Asnjë nga minatorët nuk ka kërkuar ndihmë në qendrën tonë”, thuhet në përgjigjen e emergjencës.
Ndryshe mesditën e së martës mbi 100 punëtorë të minierës ‘Trepça” janë bllokuar për disa orë në këtë minierë.
Lirimin e tyre për arbresh.info e ka konfirmuar edhe Ardian Syla, kryesues i Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”.
Syla ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar për shkak të një problemi me energji elektrike.
“Po kanë dalë të gjithë minatorët, ngujimi ka ndodhur për shkak të pamundësisë së lëvizjes së ashensorit për shkak të një avarije që ka ndodhë në një trafostacion këtu që është në pronësi të Trepçës e që e furnizon me energji edhe Trepçën edhe një pjesë shumë të madhe te qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Syla.
Ai po ashtu ka shtuar se minatorët kanë mbetur të ngujuar përafërsisht 3 orë.
“Gjithçka ka ndodhur për 2 deri 3 orë derisa është bërë zgjidhja me energji elektrike ku ka filluar nxjerrja e minatorëve”, ka shtuar ai.
Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Trepçës ka shtuar se në mesin e minatorëve ishin edhe disa studentë.
“105 minatorë dhe sipas informatave që i kemi në mesin e tyre kanë qenë edhe 10 studentë të Universitetit të Mitrovicës të cilët kanë qenë në minierë për bërjen e analizave dhe hulumtimeve që i kanë pas në programet e tyre”, ka thënë ai.
Lexo edhe: Nxirren minatorët e ngujuar në Trepçe
Ndërsa Enver Tahiri, inxhinieri i elektros në këtë minierë ka mohuar të ketë qenë shkaktar i bllokimin djegia e trafos.
Ai për arbresh.info ka thënë se se ngarkesa elektrike ka qenë shkak i këtij bllokimi.
“Së pari e demantoj se ka qenë ndezja e një trafoje, nuk është e vërtetë, trafo nuk është djegë por kemi pas një avari në sistemin e kabllove për shkak të ngarkesave elektrike. Kjo avari mund të ndodhë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shtuar se defekti është sanuar përkohësisht pasi për sanimin e plotë duhet kosto shtesë.
“Kemi arrit me e sanu defektin dhe kemi nxjerrë minatorët megjithëse një numër I vogël i tyre kanë dal edhe nga dalja emergjente. Për t’u evituar defekti duhet një buxhet, pasi të bëhet vlerësimi i dëmeve besoj se shumë shpejt do të rifilloj puna”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Minatorët nuk u ngujuan nga djegia e trafos, flet inxhinieri i elektros
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...