Lëvizja “Vetëvendosje” dje gjatë një konference për medie, të cilën e mbajti sekretari i përgjithshëm, Dardan Molliqaj, ka prezantuar një sondazh të realizuar nga UBO Consulting, i cili ka bërë radhitjen e partive më të mëdha në vend aktualisht.
Sipas këtij sondazhi Lëvizja “Vetëvendosje” radhitet si subjekti politik më i favorizuar nga qytetarët me 26% të votave, duke lënë prapa PDK-në me 23%, LDK-në me 20%, AAK-në me 14 %, AKR-në me 5 %, “Nismën” me 3% dhe Alternativën me 2,9%.
“Trend rritës për të marrë pjesë në zgjedhje. 47 për qind kanë thënë se do të votojnë, ndërsa 25 për qind kanë thënë se ndoshta do të votojnë. Pra, mbi 70 për qind e qytetarëve kanë interes për të marrë pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar Molliqaj.
Sipas statistikave, 12 për qind e njerëzve nuk kanë treguar se për kë do të votojnë, ndërsa 27 për qind të tjerë kanë thënë se nuk kanë votuar fare. Molliqaj ka bërë të ditur se periudha e anketimit ka qenë nëntë ditore, nga 3 marsi deri më 12 mars. “Ky rezultat është i saktë 95 për qind, ndërsa janë angazhuar 25 anketues bashkë me 4 ekipe mbikëqyrëse, për ta siguruar cilësinë e procesit të intervistimit”, ka thënë Molliqaj.
Mirëpo me këtë sondazh nuk janë pajtuar partitë tjera politike në vend.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë për “Zërin” se vendi tashmë ka hyrë në një fushatë paraelektorale dhe subjektet politike po dëshirojnë që të bëjnë propagandë me sondazhe që nuk janë reale. “Ky është një sondazh i ‘Vetëvendosjes’. Zgjedhjet lokale do të jenë në vjeshtë dhe kjo është krejt normale, sepse subjektet politike po bëjnë propagandë me sondazhe që nuk janë të vërteta”, ka thënë Deliu. Ajo ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të mbetet partia më e madhe në vend.
Për këtë sondazh janë deklaruar edhe parti të tjera, të cilat e kanë konsideruar si fushatë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...