Askush nuk po e përjashton mundësinë që Beogradi dhe Prishtina për të arritur një normalizim të marrëdhënieve në gjashtë deri 12 muajt e ardhshëm, por në këto momente nuk ka shenja të ndonjë kompromisi.
Kështu të paktën kanë deklaruar burimet diplomatike të gazetës serbe “Danas”.
Këto burime komentuan deklaratën e Vuçiqit i cili tha se në 12 muajt e ardhshëm do të ketë një zgjidhje për Kosovën.
Sipas diplomatëve të Danasit, mesazhi i Vuçiqit kishte për synim vetëm publikun perëndimor.
“Gjetja e një zgjidhje për problemin me Kosovën ishte në vullnetin e perëndimit, kryesisht në SHBA, BE dhe Gjermani, por Rusia e kundërshton fuqishëm skenarin që do ta mundësonte anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë një diplomat, transmeton lajmi.net.
Tutje gazeta shkruan se Vuçiqi është në presion nga shtetet perëndimore.
“Nuk ka dyshim se Vuçiqi është në presion nga perëndimi për të arritur një marrëveshje për Kosovën. Ndarja është e papranueshme për BE-në dhe SHBA-në, kurse Kosova këmbëngul për karrige në OKB. Pra përshtypja është se askush nuk është gati për kompromis”, thonë burimet e Danasit.
Sipas informacioneve jozyrtare një delegacion amerikan së shpejti do ta vizitojë Beogradin, dhe tema kryesore do të jetë Kosova. /Lajmi.net
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...