Në Kosovë, vëzhguesit thonë se hulumtimet nëpër vite tregojnë se bizneset e lidhura me partitë politike në vend kanë përfituar rreth 300 milionë euro përmes procesit të tenderimit publik.
Ata thonë se lidhja ndërmjet partive politike dhe bizneseve ndodh posaçërisht në kohën e fushatave për zgjedhje.
Donacionet e jashtme për partitë politike ndonëse janë të ligjshme, ato mbesin pengesë për transparencë të partive politike për shkak të mos deklarimit të tyre dhe në të njëjtën kohë shpërblimin që marrin këto biznese pas ardhjes në pushtet të partive të financuara prej tyre, transmeton VOA.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli thotë se nga viti 2007 asnjë raport për auditim nuk është dorëzuar në këtë agjenci.
Sipas tij, kjo është bërë për të fshehur mënyrën e financimit të partive politike.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...