Google ADS

Askush nga qeveria Hoti nuk komenton ngjarjen që po ndodhë në OVL-UÇK

14:49 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës është diskutuar për tema të ndryshme.

Asnjë zyrtarët i qeverisë Hoti deri më tani nuk është deklaruar lidhur me atë që po ndodhë në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

Gazmend Syla nga AAK-ja, ka thënë ajo çfarë po ndodhë jo më shumë se 50 metra larg Kuvendit, është një dramë dhe se nuk duhet të heshtur, raporton Arbresh.info.

“Nuk bëhet fjalë për individ por behët fjalë për një organizatë që përfaqëson rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës”, ka thënë Syla.

Por, këtë deklarim të tij nuk  ka dashur të flas asnjë nga kabineti i kryeministrit Avdullah Hoti.

Edhe pse shefi i qeveris nuk është ne Kuvend, pyetjeve të deputetëve është duke i’u përgjigjur zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, por ai nuk ka dashur të flas për këtë.

VIDEO |Momenti i arrestimit të kreut të OVL të UÇK-së nga Gjykata Speciale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme