Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2019.
Anketa ka pasur shtrirje në 998 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 8.815 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit, nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave të vitit 2011.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.5%.
Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2019 është 30.1%.
Punësimi më i lartë është te meshkujt 46.2%, ndërsa punësimi te femrat është 13.9%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53 për qind të tyre. Ndërsa, meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 46.3%.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17%; ndërtimtaria me 12.6%; prodhimi me 11.9%; si dhe arsimi me 10.0%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa u përket të punësuarve me kontrata, 45.3% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 54.7% kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, shkalla e papunësisë në vitin 2019 ishte 25.7%. Papunësia më e theksuar ishte te femrat me 34.4%, krahasuar me meshkujt, 22.6%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24 vjeçare me 49.4%.
Sipas rezultateve të AFP-së, fuqia joaktive në vitin 2019 ishte mjaft e lartë, 59.5%, me fokus të veçantë te femrat me 78.9%, krahasuar me meshkujt, 40.3%.
Për realizimin e AFP-së, për vitin 2019, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...