Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2021, duke u bazuar në të dhëna administrative.
Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2021 janë kurorëzuar 19.697 çifte bashkëshortore.
Kurorëzimet e ndodhura vetëm në Kosovë janë gjithsej 18.131, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1.566.
Prizreni zë vendin e parë me 1,673 raste të kurorëzuarve apo 8.5%, kurse Ranillugu është komuna në të cilën nuk është shënuar asnjë rast kurorëzimi.
Vendin e dytë e zë Prishtina me 1,632 apo 8.3% , të tretin Ferizaji me 1,117 apo 5.7 %.
32.4 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së burrit 25-29 ,ndërsa 32.6 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së gruas 20-24.
Kurorëzimet sipas muajve, muaji Gusht zë vendin e parë me 13.2 % ,muaji Dhjetor zë vendin e dytë me 9.6 %, kurse, muaji Janar dhe Shtator zë vendin e tretë me 9.2% ./arbresh.info/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...