Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për periudhën TM3 2019, ndërsa bëhet e ditur se në këtë periudhë numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 86 075, prej tyre 37.28% ishin vendorë dhe 62.72% ishin të huaj.
Në tremujorin e tretë të vitit 2019 (TM3 2019) pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.
“Në TM3 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 86 075, prej tyre 37.28% ishin vendorë dhe 62.72% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 155 784 net, prej tyre 31.78% nga vendorët dhe 68.22% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 35 268 vizitorë dhe 63 037 net-qëndrime”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.
Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj, sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2018.
Për më shumë kliko këtu:
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...