Regjistrimi i popullsisë së Kosovës mund të shtyhet përsëri nëse nuk sigurohen tabletët që duhen për këtë proces.
Nga Agjencia e Statistikave kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se sigurimin e materialeve për këtë proces e ka marrë përsipër Qeveria e Kosovës, në mënyrë që regjistrimi të fillojë më 1 nëntor.
Por, nga Qeveria ende nuk kanë kthyer përgjigje. Sfidë mbetet edhe regjistrimi i komunitetit serb që jeton në Kosovë.
Regjistrimi i popullsisë, i cili do të duhej të fillonte në shtator të këtij viti, u shty nga Qeveria e Kosovës për 1 nëntor.
Por, ky regjistrim mund të shtyhet përsëri nëse nuk sigurohen materialet e nevojshme për këtë proces.
Zyrtarja e lartë për komunikim me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi, tha se janë duke punuar për procesin e regjistrimit, por sfida kryesore mbetet sigurimi i tabletëve me anë të të cilëve do të bëhet ky regjistrim. Ajo bëri të ditur se nëse nuk mund të sigurohen tabletët brenda afatit, atëherë procesi i regjistrimit të popullsisë mund të shtyhet.
“Sigurisht se duhet të shtyhet, për shkak se me mënyra të tjera më nuk kemi kohë. Për dallim nga viti 2011, ku regjistrimi është zhvilluar me letër, kësaj radhe ne kemi planifikuar që regjistrimi të kryhet përmes tabletëve me aplikacione elektronike. Pra, nuk e kemi komoditetin të vazhdojmë në forma të tjera”, tha Qeriqi.
Ajo bëri të ditur se kanë pasur takime të shumta me qeverinë dhe institucionet e tjera përkatëse, të cilat kanë marrë përsipër që të sigurojnë tabletët përmes procedurave tenderuese.
Ajo tha se Agjencia e Statistikave pati nënshkruar në muajin gusht një kontratë me një kompani që do të sillte tabletët në muajin shtator, por kjo ka dështuar pasi kompania nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara. Për këtë arsye me këtë kompani është shkëputur kontrata dhe është angazhuar qeveria për t’i siguruar tabletët me kohë.
Radoi-televizioni publik ka kërkuar nga qeveria përgjigje nëse ka arritur t’i sigurojë tabletët, në mënyrë që procesi i regjistrimit të popullsisë të fillojë me 1 nëntor, por nuk ka marrë përgjigje.
Për procesin e regjistrimit të popullsisë, sfidë mbetet edhe regjistrimi i komunitetit serb, për të cilin, Qeriqi bëri të ditur se do të dalin shumë shpejt me një fushatë sensibilizuese.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës përgatitet edhe për territorin e veriut të Kosovës, ku mendojmë ta mbulojmë të gjithë territorin e Kosovës, e sigurisht që fushata sensibilizuese do ta përfshijë edhe atë pjesë. Me rëndësi është se me formimin e Komisionit Qendror nga Qeveria e Kosovës, ata kanë krijuar edhe komisionet komunale, që në fillim kanë mundur vetëm 34 komuna të formojnë komisionet. Ndërsa, së fundmi me ardhjen e kryetarëve të rinj në komunat në veri janë formuar edhe komisionet komunale për atë pjesë me komunitetet serbe”, tha ajo.
Përgatitjet për procesin e regjistrimit kanë pasur edhe sfida të tjera. Zyrtarja për komunikim, Hazbije Qeriqi, tha se konkursi për regjistrues e mbikëqyrës është mbyllur, ndërsa numri i kandidatëve që kanë aplikuar për regjistrues, që duhet të ishte rreth 3 mijë e 500, nuk është plotësuar, pasi nuk ka pasur kandidatë të mjaftueshëm. Kurse, për mbikëqyrës është plotësuar numri.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ku nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1,8 milion banorë. Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë, pasi kishin refuzuar procesin.
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...