Asistentja në Parlamentin Evropian: Kosovës do t’i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE

16:12 | 13 Nëntor 2023
E.H

Federica Woelk, asistente në Parlamentin Europian ka publikuar një projeksion mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në tabelën e publikuar në platformën X,, vlerësohet se Kosovës i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Serbisë 40 vjet.

“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet. #Zgjerimi”, shkroi Woelk.

Rezultatet e këtij projeksioni janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Europian për gatishmërinë e vendeve për t’i miratuar detyrimet e anëtarësimit në BE./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme