Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Wes Mitchel, këtë të marte do të vijë në Kosovë. Vizitën e tij e ka konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës.
“Po e konfirmojmë ardhjen e z. Wes Mitchel në Kosovë. Kryeministri Haradinaj do ta pres në takim, Z. Mitchel ditën e marte”, kanë thënë për Express, zyra për informim e Qeverisë, derisa kanë shtuar se detajet e tjera do të bëhen te ditura me kohe për mediet dhe opinionin.
Për vizitën e Mitchel në rajon ka folur edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se diplomati amerikan do të qëndrojë edhe në Beograd.
“Javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Beograd Wess Mitchel dhe mendoj se kjo do të jetë një rast i mirë për biseda serioze”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe në një intervistë për RTS.
Zakonisht, zyrtarë amerikanë të këtij niveli udhëtojnë në dy kryeqytetet. Nuk dihet saktë agjenda e bisedimeve por supozohet se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë në fokus.
Mitchel është emëruar në këtë pozitë në tetor të vitit të kaluar. Para se t’i bashkohej Departamentit Amerikan të Shtetit, ai ka shpenzuar 12 vjet në Qendrën Evropiane për Analiza të Politikave, kjo një organizatë e përkushtuar në studimin e Evropës Qendrore.
Këtë pozitë, para tij e ka mbajtur Victoria Nuland.
Mitchel do ta vizitojë për herë të parë rajonin në këtë kapacitet./Express/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...