Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton do të vizitojë Kosovën.
Ashton do të marrë pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit”.
RTKlive merr vesh se Ashton do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndryshe, Grupi për Ballkan nesër do të presë Baroneshën Catherine Ashton dhe Ambasadorin Philip Reeker për diskutime në panelin e organizuar për të ardhmen e dialogut.
“Të ftuar janë gjithashtu një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile në vend. Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi ekskluziv i librit të Baroneshës Catherine Ashton “Dhe Pastaj Çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”, njofton Grupi për Ballkan.
Ndryshe Ashton nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë-Serbi.
Reeker ka qenë ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues