Asgjësohen 21 ton peshk me parazit

19:39 | 19 Shtator 2024
K.B

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njofton se janë asgjësuar 21 ton peshk i llojit Merluc produkt nga importi.

AUV përmes një postimi në Facebook, bën të ditur se sipas legjislacionit në fuqi kjo sasi e peshkut nuk plotësonte kriteret ligjore për konsum publikë, shkruan Arbresh.info

Tutje në njoftimin nga AUV, bëhet e ditur gjithashtu se janë vërejtur shenja të prezencë se parazitëve në produktin peshk i ngrirë.

“Epiket inspektuese profesionale të mjekësisë veterinarë të AUV-së, në kontrolle fizikë organoleptik, vërejtën shenja të prezencë se parazitëve në produktin peshk i ngrirë. Menjëherë sasi u ndalua për qarkullim në treg dhe e njëjta u mostrua për konfirmim me anë të analizave laboratorike. Dyshimi i ngritur rezultoi se ishte evident, duke zbatuar proceduaren mbi produktin u vendos masa e ndalese për qarkullim, e njëjta u bllokua në depon e distributorit”, bën të ditur AUV./Arbresh.info/

Të ngjashme