Pas zgjedhjeve të 11 qershorit për serbët e Kosovës asgjë nuk do të jetë e njëjtë.
Kjo ngase fushata e tyre më shumë është fokusuar te tensionimi i situatës dhe parandalimi i ndonjë konflikti sesa prezantimi i programit të tyre.
Nenad Rashiq nga Partia Progresiste Demokratike për Rubikon të KTV-së ka thënë se fëmijë e prindër po kërcënohen në të gjitha metodat e mundshme.
“Ato zakonisht bazohen nga përjashtimi nga puna apo heqja e pensionit. Nuk di se si pensioni mund të hiqet, por ja se tani ndodh. Dhe këtë e bëjnë njerëzit, për të cilët kam menduar se janë paksa më të matur. Dhe përdorin mekanizma të llojit të kërcënimit që tejkalojnë çdo kornizë të mundshme. Por, ajo çfarë mua më shqetëson më së shumti është se njerëzit në njëfarë forme në këtë edhe po mësohen ose e konsiderojnë këtë normale dhe se ashtu duhet të bëhet dhe se kjo është politika…”, ka thënë ai.
Kërcënimet vijnë nga bashkësia serbe dhe këtë sipas tij po e bëjnë duke e përdorur faktorin kombëtar.
“Po janë njerëz nga bashkësia serbe dhe ajo që dallohet më së shumti e që është më e keqja është se ata e përdorin këtë vërtet dhe po shiten me disa interesa kombëtarë. Tani duke i njohur edhe shqiptarët serbët, kur përmenden interesat kombëtarë nuk keni nevojë të shpjegoni asgjë sepse është interes kombëtar dhe s’kuptohet asgjë. Fajtorë janë edhe aq që qëndrojnë pas patriotizmit, ta quajmë ashtu, që do të duhej të nënkuptonte se kjo duhet të bëhet sepse mund të ketë pasoja negative sepse të tjerët janë të këqij dhe vetëm ata mund të mbrojnë interesat serbe e që natyrisht s’është e vërtetë por e përdorin këtë sistem të nënvlerësimit të të tjerëve dhe në fillim e thash se tani më asgjë s’do të jetë e njëjtë sidomos jo në jetën politike të serbëve”, ka thënë ai.
E Slavisha Petkoviq nga Iniciativa Qytetare për Prosperitet theksoi se ato kërcënime tashmë po shohin realitetin, gjë që sipas tij tashmë edhe janë raportuar në OSBE dhe EULEX.
“Ajo që është edhe më e rrezikshme është se tani s’janë vetëm kërcënime por disa prej tyre edhe u realizuan. Shumë njerëz humbën punë, ndihmën sociale fëmijët humbën regjistrimin në fakultete e nga mbrëmë kishim edhe sulme fizike në Graçanicë. Aty zyrtarë të komunës që ishin inspektorë dhe duhet mbrojtur ligjin e qytetarët, ata ishin akt i krimit dhe rrahën disa njerëz e sot e kemi në stacion të policisë edhe këtë padi. E paraprakisht kishte njerëz që u dëmtuan duke u larguar nga puna dhe e raportuan këtë madje edhe në ambasada të OSBE-së dhe EULEX-it. Mua më shqetëson më shumë fakti se institucionet dhe organet që duhet të merren me këtë dhe të eliminojnë këtë lloj fushate janë qetësuar”, ka thënë ai.
“Nuk ka ndonjë paqartësi të madhe, këtu gjithçka është e qartë dhe shihet qartë e nëse ata janë aq kualitativë dhe janë përfaqësues të vërtetë të komunitetit serb, përse pra po këta qytetarë të njëjtë kërcënohen, përse largohen nga puna, përse të njëjtit po rrahën, kjo është çështje e cila ekziston për të gjithë. Jam krejtësisht i sigurt që në këto zgjedhje do të fitojë drejtësia, njerëz që vërtet do të jenë mbrojtës të interesit jo vetëm të komunitetit serb por edhe të tjerëve që jetojnë në Kosovë”.
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...