Asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Podujevës, Fitim Muçolli ka ngritur qeshjen e objektit të vjetër të një shkollë në këtë komunë.
Muçolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se në këtë shkollë që nga paslufta nuk është investuar asgjë përveç gëlqerosjes, shkruan arbresj.info.
“Objekti i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Surdull paralele e ndarë nga Hertica vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme . Kjo shkollë është lënë tërësisht pas dore nga Komuna e Podujevës ,ndërsa gëlqerosja është thuajse i vetmi renovim i bërë në objektin e kësaj shkolle që nga pas lufta”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se kushtet elementare po vështirësojnë procesin e mësimit.
“Mungesa e kushteve elementare për të zhvilluar procesin mësimorë vazhdon të mbetet një sfidë e përditshme e mësueseve dhe nxënësve të këtij fshati. Një tjetër shqetësim për banorët është edhe mungesa e higjienës në objektin e shkollës së fshatit pasi jo vetëm që nuk ka tualete adekuate, por fëmijët rrezikojnë të marrin ndonjë sëmundje nga papastërtia në tualetet e improvizuara”, ka shkruar ai.
Asamblisti i VV-së ka shprehur mëdyshjet se pushtetarët janë në dijen për gjendet e kësaj shkolle.
“Por shëndetin e nxënësve dhe mësueseve e rrezikon edhe myku dhe dyshemeja e kalbur në këtë objekt, ndersa i vetmi investim sipas banorëve i bërë për shkollën fillore në fshatin Surdull është hapja e një pusi nga një donator i jashtëm. Edhe pse kjo shkollë ka numër të vogël të nxënësve konsiderojmë që është përgjëgjsi e Komunës sipas ligjeve në fuqi të sigurojë për secilin nxënës kushtet minimale për mësim. Qytetarë të nderuar, pyes veten se a janë të vetëdijshëm pushtetarët Komunal për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi në shumicën e shkollave të Komunës së Podujevës dhe nëse do të ndërmarrin diçka për përmirësimin e kushteve në këto shkolla”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...