Google ADS

Asamblistet e Prishtinës me iniciativë për nxënësit me nevoja të veçanta

15:52 | 15 Shkurt 2020
Arbresh.info

Tri asambleistët në Kuvendin e Prishtinës kanë marr iniciativë që të kërkojnë nga Komuna buxhet për të investuar në të gjitha hapësirat shkollore që të mundësojnë qasjen e nxënësve me nevoja të veçanta.

Këtë e ka bërë të ditur asamblistja e pavarur në KK të Prishtinës, Fiknete Bejta.

Ajo ka thënë se, së bashku me asambleistet Valbona Petrovci dhe Leonora Shabani, kanë marrë një iniciativë që të kërkojmë nga qeveria e Prishtinës të ndajë një buxhet për të investuar në të gjitha hapësirat shkollore që të mundësojnë qasjen e nxënësve me nevoja të veçanta.

“Komuna duhet të bëjë përshtatjen e të gjitha objekteve shkollore për persona me nevoja të veçanta. Kjo kërkesë na është adresuar nga shumë prindër dhe mësimdhënës që ballafaqohen me këtë problem. Një nxënës në njërin prej Gjimnazeve ( për hire të diskrecionit nuk e ceki cili) në Prishtinë vijon mësimin vetëm në lëndët që zhvillohen në klasë ndërsa ato që mbahen në kabinete detyrohet të mungoj për shkak se kabinetet gjenden në katin e dytë”, ka thënë Bejta.

Ajo ka pohuar se, me këtë iniciativë do të mundësojmë shkollim të rregullt dhe qasje të barabartë edhe për këta fëmijë.

 

Të ngjashme