Asambleja Parlamentare: Vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE i takon organit ministror

21:19 | 16 Prill 2024
E.H

Asambleja Parlamentare ka votuar sot pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me anë të një postimi në X, AP ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e KiE-s dhe vendimi përfundimtar i takon organit ministror.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Ajo miratoi një opinion ligjor me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime. Vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE i takon organit ministror. Lajme të reja priten në vazhdim…”, thuhet në reagimin e PACE./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme