Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është kritikuar nga asamblistët në këtë komunë për mungesën e dekorimeve në qytet për festat e fundvitit dhe për gjendjen e rrugës nacionale Lipjan-Magurë.
Në mbledhjen e 14-të të Kuvendit të Komunës, asamblisti i pavarur Selatin Retkoceri tha se Komuna e Lipjanit po turpërohet me gjendjen e rrugës së Magurës.
“Asnjë metër e vetme në atë rrugë nuk është mirë. Është gjynah prej buxhetit, pa marr parasysh a e bën ministria apo komuna. Aty është duke u bërë mizerie”, tha ai.
Retkoceri shtoi se vendimi i Komunë për të hequr dekorimet për festa të fundvitit është i gabuar.
Imri Ahmeti, kryetar i komunës së Lipjanit. Foto: Kallxo.com
“Edhe sheshi, njëherë është dekoruar pastaj i kanë hequr ato dekorime. Duam sqarime pse këtë vit nuk janë harxhuar para, për hir të pamjes, të bukurisë, për hir të fëmijëve është dashur të bëhet diçka më shumë këtë vit”, theksoi asamblisti.
Për çështjen e rrugës dhe të dekorimeve pati kritika edhe nga ana e partive opozitare në asamblenë e kësaj komune siç është PDK-ja.
Në anën tjetër, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti tha se rruga e Magurës nuk është në përgjegjësinë e Lipjanit, por të Ministrisë së Infrastrukturës.
“Unë dakordohem që rruga vërtetë është keq dhe përgjegjës edhe ligjërisht edhe në memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna me ministrinë në atë kohë dhe qysh doni, përgjegjës është Ministria e Infrastrukturës. Sepse edhe rruga është regjionale, nuk është rrugë e komunës”, tha Ahmeti.
Ndërsa për dekorimin e sheshit “Adem Jashari”, i pari i Lipjanit deklaroi se nuk e kanë shpenzuar buxhetin, pasi kompania nuk i ka përmbushur kriteret e kontratës.
“E di që nuk është mirë Lipjani mos me pas dekorim, por unë e di që qytetarët e Lipjanit do të ndihen shumë më mirë kur në ekzekutiv respektohet kontrata dhe nuk lejohet shkel e shko kushdo qoftë me keqpërdorë një kontratë”, tha ai.
Në këtë mbledhje u prezantua raporti i performancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2017, sipas të cilit u vlerësuar transparenca komunale.
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...