Google ADS

Asambleistja e AAK-së kalon në Vetëvendosje!

16:03 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre kanë bërë të ditur se partisë së tyre i është bashkuar asambleistja, Teuta Berisha që dikur ishte pjesë e AAK-së.

Teuta Berisha është pritur nga  i nominuari për kryeministër Albin Kurti dhe anëtarja e Kryesisë Nazlie Bala.

Berisha ka thënë se ajo ndjehet e zhgënjyer me qeverisjen e deritashme të komunës së Kastriotit prandaj edhe ka kaluar nga AAK-ja në VV.

Ja postimi i plotë i Vetëvendosjes: 

“Asambleistja e AAK-së në Kastriot, Teuta Berisha i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ajo është shprehur e zhgënjyer me qeverisjen e deritashme të komunës së Kastriotit. Berisha është shprehur se nuk janë realizuar ato për të cilat ajo ka shpresuar për këtë komunë dhe sot qytetarët e Kastriotit përballen me shumë probleme për shkak të keqqeverisjes.

Znj. Berisha është pritur nga i nominuari për kryeministër Albin Kurti dhe anëtarja e Kryesisë Nazlie Bala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme