Mbrëmë në orët e vona, afër shtatores së Zahir Pajazitit janë larguar dhe përdhosur flamurët e Kosovës, ndërsa ndaj këtij veprimi Policia ka ngritur procedurë për vandalizëm, shkruan arbresh.info.
Por këtë veprim skandaloz po del se e ka kryer një i zgjedhur i qytetarëve të Prishtinës.
Në një postim në profilin e tij në facebook asambleisti i VV-së, Egzon Azemi ka shkruar se këtë e ka bërë në shenjë proteste, pasi sipas tij po imponohet flamuri i Kosovës.
Ai ka shkruar se e kanë larguar flamurin kaltër e verdhë sepse kërkojmë që tek shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti” të vendosët flamuri kombëtar.
Sipas tij kjo ishte e vetmja rrugë, sepse te institucionet tona fjalët nuk bëjnë punë.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Po, dje i kemi larguar flamujt e imponuar nga shtatorja e dëshmorit “Zahir Pajaziti”.
Ky veprim ka qenë i pakoordinuar me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mirëpo në shenjë proteste ndaj imponimit të flamurit tek shtatoret e dëshmorëve i larguam ata.
Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë dhanë jetën për flamurin kombëtar, andaj nuk është turp pse ne i hoqëm flamujt e Ahtisaarit, por turp është që institucionet tona po tentojnë që edhe dëshmorëve të u’a largojnë flamurin kuq e zi, se nga çdo institucion e kanë larguar tash e sa kohë.
Vendosni flamujt e imponuar sa të doni e ku të doni por jo mbi flamujt kombëtar, jo duke na zhveshur historinë të tentoni të krijoni komb artificial.
Ne s’jemi kundër asnjë flamuri, por kurrë s’do lejojmë përdhosjen e flamurit kombëtar. Për flamurin kuq e zi janë burguosur e madje edhe janë vrarë shumë veprimtarë, por ky flamur ka qëndruar e do qëndroj.
Ne e larguam flamurin kaltër e verdhë sepse kërkojmë që tek shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti” të vendosët flamuri kombëtar.
Kjo ishte e vetmja rrugë, sepse te institucionet tona fjalët nuk bëjnë punë!”, ka shkruar ai në facebook.
Në këtë veprim kanë marrë pjesë edhe Januz Shatri dhe Luan Hoti.
Që të dy aktivistë të Vetëvendosjes. /arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...