Asambleistët e Gjilanit kërkesë institucioneve për lirimin e Haradinajt (Dokument)

13:33 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

 Asambleistët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit në një deklaratë kanë shprehur shqetësinmin dhe kundërshtimin e tyre lidhur me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë, shkruan Arbresh.info.

Në këtë deklaratë thuhet se vendimin për ndalimin e tij nga shteti mik Franca e konsiderojnë si të padrejtë dhe të pajustifikushëm seose sipas tyre Haradinaj është përballur me të gjitha akuzat ndaj tij në Tribunalin e Hagës dhe në të gjitha akuza është lënë i lirë.

“Ne besojmë fuqishëm se Lufta e UÇK-së dhe e z.Ramush Haradinaj ka qenë çlirimtare dhe e pastër, pavarësisht tendencave të Serbisë për të kriminalizuar atë. Kërkojmë nga Institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare që të punojnë seriozisht duke shfuqizuar të gjithë flet-arrestet e ngritura nga Serbia si dhe ndërprerjen e politikave të ndjekjes së ish-komandantëve dhe Luftëtarëve të Lirisë në emër të aktakuzave false të ngritura nga një shtet, i cili edhe sot e kësaj dite nuk u pendua për gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptarë”, thuhet në deklaratë./Arbresh.info

17012756_10154985492780883_1045731735_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme