As sot nuk pritet takim mes Kurtit e Mustafës

10:07 | 18 Dhjetor 2019
V. S.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk pritet të takohen as sot.

Të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Nuk besoj se do të ketë, pasi që deri tash nuk ka as një takim të konfirmuar”, ka thënë Manxhuka.

Ndryshe, Kurti dhe Mutafa herën e fundit janë takuar të shtunën në mesditë – takim ky që ka zgjatur më shumë se tri orë, raporton arbresh.info

Deri më tash këto dy parti janë marr vesh për ndarjen e ministrive, por ende nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet rreth pozitës së presidentit.

Takimet e këtyre dy partive për arritjen e një marrëveshje për bashke qeverisje kanë filluar më të përfunduar zgjedhjet  6 tetorit, por që ndarja e “kulaçit”, po dele të jetë pengës në arritjen e kësaj marrëveshje.

Mbetet të shihet nëse deri më 26 dhjetor këto dy partitë do të arrijnë marrëveshjen.

Kujtojmë se Presidenti Hashim Thaçi, ka thirru seancën konstituive pikërisht më 26 dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme