Google ADS

As sot nuk ka marrëveshja mes LDK dhe VV-së, s’ka më as takime

17:46 | 9 Janar 2020
L G

Takimi mes Kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa ka përfunduar pa marrëveshje.

Arbresh.info mëson se takimi i dy liderëve sonte ka përfunduar pa një marrëveshje madje Kurti e Mustafa nuk janë dakorduar as për ti vazhduar takimet, raporton arbresh.info

Kujtojmë se dy liderët e partive kanë filluar bisedimet nga ora 15:00 dhe për dy orë rresht nuk kanë mundur të dakordohen.

Ndonëse u raportua sot se ky takim pritet të jetë i fundit, mësohet se nënshkrimi i marrëveshjes për sonte ka dështuar.

Ndryshe këto dy parti tash e 3 muaj janë në bisedime në një përpjekje për arritjen e një koalicioni por që deri tash ndarja e posteve po shihet të jetë problem për këtë koalicion.

VV e LDK nuk kanë caktuar as për nesër takim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme