A sot nuk i është kumtuar asgjë zyrtare Ish kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), Valdete Daka nga Zyra e Avokatit të Popullit në lidhje me mos dërgimin e kërkesës së saj në Gjykatën kushtetuese, raporton arbresh.info.
Për arbresh.info Valdete Daka, ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare në lidhje më këtë çështje madje ajo theksoi se këtë gjë e ka dëgjuar nga mediat, pasi nuk është kontaktuar fare nga Avokati i Popullit.
“ Jo me të thanë të drejtën unë hala nuk e di a është e vërtet ajo sepse unë nuk kam asgjë zyrtare, nuk kam kurrfarë informate nga Avokati i Popullit vetë ato çka kanë dalë nëpër media, unë nuk e di zyrtarisht a ke vendos ashtu apo jo”, tha Daka.
Ndërkaq e pyetur se a do të kontaktojë partitë politike nëse Avokati i Popullit, vendos që të mos e dërgojë kërkesën e saj në Kushtetuese, Daka tha se nuk ka nevojë ti kontaktojë partitë politike, pasi që ato janë në dijeni.
“Ndërkaq sa i përket partive politike unë skam nevojë me i kontaktua ata sepse ata e dinë rastin dhe kanë prit se çka po vendos Avokati i Popullit, dhe në rast se Avokati i Popullit nuk e dërgon mbeten partitë politike ato që duhet të veprojnë”, deklaroi Daka.
Kujtojmë që ditë më parë Daka i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, thuhej se vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e mandatit si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është jo kushtetues dhe i paligjshëm dhe se ka shkelur të drejtat dhe liritë personale./S.D/arbresh.info/
Avokati i Popullit nuk ka marrë ende vendim për Valdete Dakën
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...