As këtë herë nuk pritet që partitë politike të tregojnë transparencë rreth shpenzimeve pavarësisht nënshkrimit të një deklarate të përbashkët për të bërë publik burimin e financimit të tyre.
Njohësit e çështjeve politike thonë se financimi i partive politike nuk bëhët vetëm më para kesh por edhe në forma të tjera të shërbimeve. Por, edhe në rastet kur i kanë publikuar, sipas analistëve ato nuk kanë qenë as për fë afërmi reale .
Kryeredaktori i gazetës online AktivPress, Agron Halitaj, në një prononcim për arbresh.info vlerëson se Kosova është një rast i rrallë ku nuk bëhet kontrolli i financave me përjashtim të ndonjë partie të vogël.
“Kosova është rast i rrallë ku nuk bëhet kontrolli i financave të partive politike. Me ndonjë përjashtim të vogël, janë të njëjtat parti që asnjëherë nuk kanë treguar gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë. Kjo për faktin, se edhe financuesit në Kosovë, më shumë parapëlqejnë të mos identifikohen si mbështetës të subjekteve të caktuara politike”, shprehetHalitaj.
Ai më tej thotë se financimi nuk bëhët vetëm më para kesh por edhe në forma të tjera të shërbimeve që nuk regjistrohen askund dhe mbesin në suaza të partneritetit biznes-parti.
“Duhet pasur paraysh se financimi nuk bëhet vetëm me para-kesh por edhe në forma të tjera të shërbimeve të cilat nuk regjistrohen askund por mbesin në suaza të partneritetit biznes- parti. Kjo lë hapësirë të mjaftueshme për dyshime se as sivjet nuk mund të pritet që partitë të tregojnë transparencë financiare ”, deklaron Halitaj për arbresh.info.
Kryeredaktori i gazetës online GazetaMetro, Bekim Kabashi, vlerëson se përmbajtja e kësaj deklaratës të nënshkruar nga partitë politike për transparencë financiare është vetëm një pjesë e shpenzimeve financiare dhe shumica e shpenzimeve do të fshihen.
“Partitë do të bëhen sikur u janë përmbajtur asaj deklarate duke publikuar vetëm një pjesë të shpenzimeve, të cilat do t’i paraqesin si totali i shumës financiare që kanë shpenzuar gjatë fushatës. Në realitet shumica e shpenzimeve do të fshihen, për faktin se ato para do të merren edhe do të shpenzohen, përmes rrugës jo zyrtare,” shprehet Kabashi.
Sipas tij, ka pasur raste kur partitë politike i kanë bërë publike shpenzimet, por nuk kanë qenë reale.
“Kemi pasur rastin e fundit kur partitë i kanë bërë publike shpenzimet, por ato pasqyra financiare nuk kanë paraqitur realitetin as të përafërt që një parti e madhe shpenzon”, thekson Kabashi.
Partitë politike dhe Instituti Demokratik për Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshje për “Rritjen e transparencës financiare gjatë fushatës zgjedhore”.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në prezencë të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesve të KQZ-së dhe përfaqësuesve të zyrës së BE-së në Kosovë.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakoshme nacionale do të zgjasë dhjetë ditë, dhe të dielën e 11 qershorit qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e popullit në intstitucionet më të larta./Blerta Agushi/Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...