Pas Vetëvendosjes, radhën për ta organizuar tryezën politike e ka Partia Social Demokrate.
Tryeza e radhës e organizuar nga partia e Shpend Ahmetit do të mbahet të hënën e ardhshme.
Por sikur që ndodhi herën e fundit në tryezën e VV-së, as PSD-ja nuk i ka dërguar ftesë Listës Serbe.
Sipas zëdhënësit të PSD-së, Shkodran Hoti kjo është bërë për shkak të qëndrimeve që kjo parti ka ndaj Republikës së Kosovës.
Hoti ka thënë për lajmi.net se të gjitha partive tjera u janë dërguar ftesat.
“Me sa e di as ne nuk i kemi dërguar ftesë Listës Srpska, qartasi për shkak të qëndrimeve që e kanë në raport me Kosovën duke mos e njohur si shtet. Të gjitha partive tjera që e kanë qëndrimin korrekt në raport me Republikën e Kosovës iu është dërguar ftesa”, tha zëdhënësi i Partisë Social Demokrate.
Shkodran Hoti tutje bëri të ditur se në tryezën e PSD-së temë do të jetë çështja e dialogut me Serbinë.
“Ftesat për tryezë kanë shkuar gjatë ditës së sotme, tryeza do të mbahet të hanën e ardhshme me datë 18 qershor në orën 11:00. Mbahet në Kuvend, kurse tema e cila do të diskutohet është tema e dialogut me Serbinë”, tha Hoti për lajmi.net.
Ciklin e tryezave e ka nisur LDK-ja me synimin për caktimin e datës për zgjedhje të reja. Por një gjë e tillë pastaj as nuk u diskutua në tryezën e PDK-së.
Tryezat që u thirrën për të krijuar unitet, shërbyen më shumë për përçarje, sidomos ajo e fundit e Vetëvendosjes.
Në atë tryezë pati debate të ashpra nga partitë në pushtet me Albin Kurtin, duke i thënë atij që nëse opozita i ka votat, atëherë le ta rrëzojë qeverinë.
Deri më tani nuk dihet se cilat parti do ta pranojnë ftesën e PSD-së e cilat jo.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...