Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas dështimit të raundit të parë të votimit për herë të dytë, bëri të ditur se Kuvendi shkon në pauzë për tu kthyer pas 30 minutash.
Megjithatë, edhe pas më shumë se 1 orë ende deputetët nuk janë kthyer d në sallë për të votuar për zgjedhjen e Presidentit, shkruan arbresh.info.
Ndryshe, në votimin e parë nuk u arritën të bëhen 80 vota në kuti, që do të jepte mundësin të zgjidhej presidenti, nëse të 80 votuesit do te ishin pro.
Ndërsa, po të merrnin pjesë në votim 80 deputetë, dhe nuk do të ishin të gjithë pro, atëherë do të shkohej me raundin e dytë të votimit./arbresh.info/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...