As Parlamenti Europian s’e ka të qartë se kur del raporti për vizat

11:46 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Përveç institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, as në Bruksel nuk ka fare qartësi se kur Komisioni Evropian do të dalë me raportin për vizat që do të tregojë se a i ka përmbushur Kosova kriteret e kërkuara.

Kështu Komiteti i Lirive Civile, Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme i Parlamentit Evropian ka paraparë të diskutojë për datën 9 korrik çështjen se cilët shtetas të huaj kanë nevojë për viza për të hyrë në Kosovë.

Por, kjo temë, që është futur në rend dite nga raportuesja e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka mbetur vetëm si pikë e mundshme për diskutim, varësisht nga vlerësimi i Komisionit për kriteret e mbetura, pra nëse do të publikohet ky vlerësim apo jo. Pra Komisioni bashkë me rekomandimin ose jo për vizat do të bëjë vlerësim edhe për politikat e vizave të Kosovës ndaj shteteve tjera.

Në Prishtinë, institucionet e vendit, ende nuk kanë ndonjë datë se kur mund të publikohet ky raport. Ata e përsërisin vazhdimisht se kjo është çështje ditësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme